SPORT

Futbollistët e Kosovës udhëtojnë me rekuizita speciale në stadium, përkrahin kampanjën ‘Bëhu zëri im’

Kosova sot ballafaqohet me Shqipërinë në një ndeshje miqësore e cila zhvillohet me fillim nga ora 16:00 në “Elbasan Arena”.

Para ndeshjes, skuadra Kosovës e cila sot do të drejtohet nga Muharrem Sahiti për shkak se kryetrajneri Bernard Challendes rezultoi pozitiv në testin për Covid-19, kanë pozuar me veshje të portokallta, rekuizita këto në mbështetje të kampanjës “Bëhu zëri im”

Kjo kampanjë është në përkrahje për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.