Kosova

Fushë Kosovë – Sulmon viktimën dhe ia thyen xhamin e veturës, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i dhunës në familje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë, shkruan Kosova.info

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar dhe ia ka thyer xhamin e veturës.

Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483