Kosova

Fushë Kosovë: Grabitet pompa e benzinës, hajnat gjuajnë me armë punëtorin

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 23:20 në fshatin Vragoli, në Fushë Kosovë, një person ka raportuar se derisa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve, pesë persona kanë shkuar me një veturë dhe kanë shënë me armë në drejtim të tij.

Raportohet se të dyshuarit kanë arritur të grabisin nga viktima para dhe janë larguar, ndërsa viktima ka shpëtuar pa u lënduar.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve ka ardhë një veturë me pesë persona dhe kanë shtënë me armë në drejtim të tij, por pa pasoja. Të dyshuarit kanë arrit të grabisin nga viktima para dhe janë larguar. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një predhë e cila është shtënë nga të dyshuarit. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.