Kosova

Fushë-Kosova njofton qytetarët për ndarjen e mbeturinave të riciklueshme

Komuna e Fushë-Kosovës ka njoftuar banorët e fshatrave: Sllatinë e Madhe, Sllatinë e Vogël, Harilaç, Graboc i Poshtëm, Bardh i Madh, Pomozotin, Bardh i Vogël, të cilët janë pajisur me shporta 240 L (me ngjyrë të verdhë) për ndarjen e mbeturinave të riciklueshme (letër/karton, plastikë, alumin), se shërbimi i grumbullimit të mbeturinave të riciklueshme do të kryhet një herë në dy javë nga KRM “Pastrimi”-njësiti Fushë-Kosovë, sipas orarit të caktuar:

Çdo dy javë, ditën e mërkurë, në zonat:

Sllatinë e Madhe,
Sllatinë e Vogël,
Harilaç.

Çdo dy javë, ditën e enjte, në zonat:

Graboc i Poshtëm,
Bardh i Madh,
Pomozotin,
Bardh i Vogël.

Lusim qytetarët që në ditët e caktuara si më lartë t’i vendosin shportat para hyrjes së shtëpive të tyre, me qëllim respektimin e orarit dhe lehtësimin e grumbullimit të mbeturinave të riciklueshme nga ana e Kompanisë ”Pastrimi”.

Njëherësh lusim qytetarët që të përkrahin zbatimin e ndarjes së mbeturinave të riciklueshme duke kontribuar në zvogëlimin e sasisë së mbeturinave për një Komunë të pastër dhe Ekologjike.

Njoftohen qytetarët se zonat tjera, si: Henc, Vragoli, Miradi e Poshtme, Miradi e Epërme, Lismir dhe Kuzmin do të pajisen në raundin e dytë, pasi që infrastrukturën e shportave 240 L (ngjyrë të verdhë) e kemi, vetëm duhet të gjendet modeli i çështjes organizative (shpërndarjes dhe grumbullimit).

Fotografia e Komuna e Fushë-Kosovës - Faqja Zyrtare
Fotografia e Komuna e Fushë-Kosovës - Faqja Zyrtare

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.