SPORT

Fury-Wilder, pritet meçi i tretë

Tyson Fury pritet të përballet për herë të tretë me Deontay Wilderin, me boksierin amerikan që pritet të aktivizojë kontratën në të cilën parashihej meçi i tretë për titull bote.

Wilder u mposht nga Fury të dielën për të humbur titullin e botës në kategorinë e peshave të rënda në WBC. Britaniku Fury fitoi me ndërprerje të meçit në raundin e shtatë.

Pas meçit të parë që përfundoi baras në dhjetor të 2018-s, një pikë që parashihte triologjinë ishte përfshirë në marrëveshjen për meçin e dytë, për t’i mundësuar Wilderit një shans për të rikthyer titujt.

Me amerikanin që u dërgua në spital pas gjakderdhjes në vesh, trajneri i tij Jay Deas dhe menaxheri Shelley Finkel, në konferencën pas meçit, thanë se Wilder do të aktivizojë këtë kontratë në afatin kohor prej 30 ditësh.

Sipas promotorit të Tyson Furyt, Bob Arum, afati kohor për këtë marrëveshje mund të shtyhet, shkruan “The Sun”.

Kjo do t’i jepte hapësirë ish-kampionit për t’u rikuperuar për përballje me kampionin e ri, vitin e ardhshëm, në vend se të përballeshin sërish këtë verë. Një shtyrje po ashtu do t’i hapte rrugë Furyt të përballej me një rival tjetër në ndërkohë.

Nëse vendoset për meçin e ri, fitimet më të mëdha do t’i takonin Furyt në raport 60:40, në vend se 50:50 sa ishte të dielën.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483