SPORT

Fury mendon se Joshua është i mbaruar: Ai nuk mund të kthehet më

Tyson Fury mendon se karriera e ish-kampionit të unifikuar botëror në kategorinë e peshave të rënda, Anthony Joshua, ka marrë fund.

AJ i humbi titujt IBF, WBA dhe WBO, pas humbjes shokuese me nokaut teknik nga Andy Ruiz Jr në New York më 1 qershor, në një duel në të cilin u rrëzua katër herë.

Pas meçit, Fury i kishte dalë në mbështetje bashkëkombësit të tij duke i thënë që të rikthehej më i fortë, mirëpo në një prononcim të fundit për BBC Sport, Tyson ka thënë se Joshua e ka të vështirë rikthimin.

Anthony Joshua dhe Andy Ruiz (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Nuk besoj se ai do të kthehet më. Ka mbaruar. Pyeteni secilin top trajner që ka qenë në këtë sport gjatë gjithë jetës. Kur hyri në ring, e pashë që nuk donte të ishte aty”.Lexo po ashtu:

“Të gjithë mendonin se ai njeri do të më kishte mposhtur mua. Në cilën botë do të më mposhte mua? Çfarë po shihnin njerëzit? Nuk e di çfarë kanë parë njerëzit, sepse unë nuk e di se në cilën botë do të më kishte mposhtur.”, ka thënë Tyson.

Kujtojmë që AJ ka caktuar rimeç me Ruizin në fund të këtij viti, ndërsa Fury të shtunën ndeshet me Tom Shwarz.

Leave a Reply

Your email address will not be published.