SPORT

Fury e dëshiron debutimin në UFC, White: Mund të përfundoj keq për të

Tyson fury ka bërë të ditur se dëshiron të debutojë edhe në UFC, pas WWE-së.

Ish-kampioni i peshave të rënda në boks e mposhti Braun Strowmanin në javën e kaluar në WWE, por duket se nuk është i kënaqur me këtë arritje.

Britaniku ka bërë të ditur se pa problem do ta mposhte kampionin e peshave të rënda në UFC, Stipe Miocicin, mirëpo një gjë e tillë duke së vështirë mund të ndodhë.

Presidenti i UFC-së, Dana White e ka përgëzuar Furyn për punën e tij të madhe që ka bërë në bokë, mirëpo ka thënë se ai nuk mund t’ia dalë në sportin e arteve të përziera marciale.

“Fury ka punuar shumë gjatë gjithë jetës së tij për të qenë në mesin e katër boksierëve më të mirë në botë”, ka thënë ai para mediave.

Tyson Fury – Otto Wallin (Foto: David Becker/Getty Images/Guliver)

“Përse duhet të tentoni të vini këtu? Nuk mendoj se do të përfundonte mirë për të”.

“Nuk ka sens për karrierën e tij, duhet të qëndrojë aty ku është më mirë”, ka shtuar White.

Fury e mposhti Otto Wallin në muajin shtator, por që pësoi lëndim të rëndë në sy, gjersa në fillim të vitit 2020 do të ketë ripërballjen e vështirë ndaj Deontay Wilderit. 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.