Kosova

Fuqizimi i CDU-së është në interes të Kosovës dhe Gjermanisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar me kryetaren e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, të cilës i ka thënë se shqiptarët aq sa i janë mirënjohës Gjermanisë, po aq i janë CDU-së për mbështetjen ndaj Kosovës.

Postimi i Hoxhajt në Facebook:

I ftuar nga euro-deputeti gjerman Michael Gahler po marr pjesë në fushatën CDU-së për zgjedhjet parlamentare të BE-së. Në takimin me shefen e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, theksova se shqiptarët aq sa i janë mirënjohës Gjermanisë po aq i janë CDU-së për mbështetjen ndaj Kosovës.

Mbi gjysmë milioni shqiptarë që jetojnë në Gjermani, të të gjitha profesioneve dhe moshave, kanë dhënë kontribut të vazhdueshëm në ekonominë dhe shoqërinë gjermane. Prandaj, fuqizmi i CDU-së në zgjedhjet për Parlamentin Evropian është në interes të Kosovës dhe Gjermanisë, e mbi të gjitha i një BE-je më të fortë dhe më stabile. 

Shefja e CDU-së shprehu mirënjohjen për mbështetjen ndaj CDU-së në këto zgjedhje, në vecanti ndaj kandidatit Michael Gahler.