Show Biz

Funeralet më epike të të gjitha kohërave

Disa funerale ishin aq të mëdha sa u bënë ngjarje kulturore.

Të gjithë do të vdesin një ditë dhe kjo ngjarje në përgjithësi realizohet nga një ceremoni mortore normale.

Por disa funerale ishin aq të mëdha sa u bënë ngjarje kulturore.

1. Aleksandri i madh kishte funeralin më të shtrenjtë në histori.

Aleksandri  ishte vendosur në një sarkofag të ngurtë ari, i cili më pas ishte vendosur në një arkivol prej ari të ngurtë, ku transportohej nga një karrocë ari e tërhequr nga 64 mushka nga Babilonia deri në Greqi, ku e priste një varr i ndërtuar posaçërisht për të.

Disa burime thonë se kostoja e funeralit ka qenë rreth 600 milionë dollarë me paratë e sotme.

2. Funerali i princeshë Dianës u shikua nga miliarda njerëz.

Funerali i Dianës u ndoq nga miliona njerëz që rreshtuan rrugët e Londrës për të mbajtur zi. 

Gjithashtu ngjarja u transmetua drejtpërdrejt në të gjithë botën. 

2.5 miliardë njerëz vëzhguan ngjarjen, ku përbënte gati gjysmën e popullsisë së të gjithë botës në vitin 1997.

3. Cn Annadurai kishte funeralin më të ndjekur ndonjëherë

Në përkujtimin e politikanit Indian CN Annadurai në vitin 1969 u mblodhën 15 milionë persona.

4.Pjesëmarrja në funeralin e Michael Jackson ishte me sistem lotarie

 Funerali i tij, një pjesë e të cilit u transmetua drejtpërdrejt nëpër gjithë botën, u ndoq nga miliona dhe ndoshta edhe miliarda.

 Familja Jackson donte të lejonte që disa fansa të ishin në gjendje të merrnin pjesë dhe mënyra më e drejtë për të realizuar këtë ishte një sistem lotarie.

Organizatorët morën 17.500 bileta dhe krijuan një faqe në internet, e cila së shpejti mblodhi mbi 1.6 milionë fansa.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483