EKONOMI

Fundosja e ujit

Kosova ka mungesë të ujit dhe me kapacitetet aktuale e ka të pamundur që të përballojë të gjitha kërkesat për furnizim me të. Megjithëkëtë, institucionet nuk kanë bërë asgjë në krijimin e resurseve të reja ujore, njëkohësisht që po “fundosen” ato ekzistueset, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjendja e tyre vazhdon të jetë e përkeqësuar dhe me tendencë në rritje të degradimit. Edhe pse Kushtetuta dhe Ligji në fuqi për Ujërat, garanton zhvillimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve ujore, sipas njohësve të çështjeve mjedisore, Kosova vazhdon të ballafaqohet me probleme të keqadministrimit të këtyre resurseve.

Qe 18 vjet pas luftës institucionet nuk kanë arritur që të miratojnë Strategjinë për ujëra. Edhe pse një draft-strategji është hartuar në vitin 2014, ajo tek tani ka shkuar për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës. Të gjitha veprimet që janë ndërmarrë në fushën e ujërave janë bazuar në Master-planin e ujërave të vitit 1983.Megjithatë, sipas ekspertëve të mjedisit, gjendja aktuale nuk përkon me atë të viteve ’80.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483