SPORT

Fubollisti i Chelsea-t vuajti nga depresioni në fillim të vitit

Depresionit nuk i shpëtojnë as futbollistëve. Edhe pse pak lojtarë guxojnë të flasin për këtë temë, kapiteni i Chelseat, Cesar Azpilicueta ka marrë guximin të flasë dhe në një intervistë për “Daily Mail”, 30 vjeçari zbuloi se kishte kaluar një kohë të vështirë në fillim të vitit.

” Personalisht, pata një moment të vështirë, pas ndeshjes ndaj Sheffield (në gusht 2019), nuk e pashë veten në nivelin tim dhe u ndjeva i dëshpëruar. Jam munduar të flas me ndershmëri në dhomat e zhveshjes, nuk kam asnjë problem ta pranoj . Herë pas here, thjesht duhet të jesh i përulur dhe të pranosh gabimet e tua, »kujton Spanjolli, duke shtuar:” Ishte pushimi i kombëtareve. Kam fikur telefonin për katër ditë dhe kam kaluar kohë me familjen time. Që nga ai moment, ndjeva lëshimin e presionit.  Ajo gjë më shpëtoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483