Kosova

Ftohet nga Specialja, dizajneri i Emblemës së UÇK-së

Gjykata Speciale i ka intensifikuar veprimet. Si rrjedhojë, ftesa të vazhdueshme po vijnë për ish luftëtarët e UÇK-së, në cilësi të ndryshme, shkruan Kosova.info

Së fundi Organizata e Veteranëve të Luftës së UCK-së mori lajmin se në bisedë informative në cilësinë e dëshmitarit është ftuar Avokati Gafurr Elshani.

Z. Elshani ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejt në luftën çlirimtare, njëri nga figurat e rëndësishme të LPK-së dhe UÇK-së.

Gafurr Elshani është dizajneri i Emblemës së UÇK-së dhe autor i librit Ushtria Çlirimtare e Kosovës, botuar gjatë luftës.

Ai gjithashtu është edhe këshilltar i selisë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së./Kosova.info/