Kosova

Fshati në Deçan me pamje të gurit, mrekulli për turistët

Ruajtja e vlerave historike dhe trashëgimisë kulturore vazhdon t’i intrigoj turistët, e sidomos ata të huaj.

Ata kërkojnë ambiente ku mund të përjetojnë eksperienca më ndryshe, që të kuptojnë si kanë jetuar njerëzit në të kaluarën.

Fshati Dranoc i komunës së Deçanit është një nga fshatrat e paktë në Kosovë, modeli arkitektonik i të cilit është pothuajse i paprekur.

Muret prej gurit, janë dëshmi se fshati dikur ishte i tëri i ndërtuar nga gurët, siç janë edhe kullat.

Një ndër kullat që ende kanë mbetur në këmbë nga periudhat e vjetra është kulla e Mazrekajve.

“Sipas shënimeve, kulla është e ndërtuar para rreth 260 viteve. Është pronë e Ramasmanëve të mëhallës së Mazrekajve, e cila prej një kohe të gjatë e kanë ruajt identitetin derisa janë ndarë”, deklaron për RTV Dukagjinin Halil Dukaj, kryetar i fshatit Dranoc.

Në kullë mundë t’u sigurohet fjetja, salla e konferencave, vizita etj., ku çdo gjë brenda saj e ka pamjen e dikurshme tradicionale.

Vlerat historike të kullës në përgjithësi janë të lidhura me ngjarje historike.

“Ka pasur shumë kulla, të cilat kanë paraqit një autoktonizëm shqiptar dukagjinas”, ka thënë Halil Dukaj.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.