Kuriozitet

Fshati ku qëndrimi nudo është detyrim

Turistë nga e gjithë bota dynden çdo vit në një fshat të vogël bregdetar në Francë, aty ku është me detyrim të qëndrosh krejtësisht nudo. Cap d’Agde është një magnet për nudistët dhe gjatë muajve të verës popullsia e tij shkon në 40.000 lakuriq.

Në këtë fshat ka madje edhe një bankë, parukier dhe supermarket nudistësh. Por, si u kthye ky qoshk francez në kryeqendrën botërore të verës? Në vitet ’50, Franca po merrte veten nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton tch.

Kur familja Oltra që rriste ullinj pa se si njerëzit nudo “pushtuan” tokën e tyre, vendosën të përfitonin nga rasti.

Ata morën licencën për ta bërë vend nudistësh tokën e tyre dhe që nga ajo kohë aty vijnë për pushime familje nga Gjermania dhe Holanda. Kur disa pushues ndërtuan shtëpi dhe nisën të jetonin në zonë gjatë gjithë vitit, lindi qyteza.


Për të hyrë në Cap D’Age, duhet të paguash rreth 10 euro dhe më pas të zhvishesh. Duhet të zhvishesh me patjetër pasi në këtë vend është e detyrueshme të rrish nudo. Vetëm në darkë, kur freskon koha të gjithë vishen.

Por kujdes në këtë pjesë të plazhit është e ndaluar rreptësisht të kryhen marrëdhëniet seksuale, e nëse dikush kapet “mat” gjoba është mjaft e majme, 15 mijë euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published.