Kosova

Fshatarët e Hadës: Qeveria na gënjeu, jemi në gjendje të mjerueshme

Përfaqësuesit e Fshatit Hade kanë shprehur shqetësimin e tyre për mos zgjidhje të këtij problemi për fshatin sa i përket premtimeve të qeverisë për shpronësim.

Ata në komision për të drejtat e njeriut kanë thënë se mos realizimi i premtimeve nga qeveria për fshatin Hade është në kolaps të jetesës, pasi që ka vite që fshatarët e këtij vendi janë në gjendje të mjerueshme.

Ata kërkuan që urgjentisht banorët të zhvendosen diku tjetër ashtu siç ka rekomanduar qeveria, pasi që sipas tyre jeta në këtë vend është bërë shumë e rëndë. /Kosova.info/