Kombëtare

Frika nga tërmeti mbushin rrugët e Tiranës (Foto)

Sheshi qendror i kryeqytetit shqiptar, ai “Skënderbej”, “Nënë Tereza” dhe zona e Stacionit të Trenit u mbipopulluan me qytetarë në panik, nga frika se Tirana mund të goditet nga një tërmet shkatërrues orët në vijim.

Mijëra banorë, fëmijë, burra, gra dhe të moshuar kanë lënë shtëpitë e tyre dhe i janë drejtuar shesheve të mëdha të Tiranës për të minimizuar pasojat.

Gjithçka erdhi pas paralajmërimeve në rrjetet sociale se rreth orës 23:30 Tirana do të goditej nga një tërmet 6 ballë, ndërsa lëkundjet e orës 22:10 perforcuan informacionin e përhapur në Facebook.

Ndërsa fotoja poshtë i përket “Unazës së Madhe” të Tiranës. Vargu i automjeteve me njerëz të cilët po lënë shtëpitë e tyre nga alarmi i tërmeve të fuqishme.

Qeveria, kryeministri Edi Rama dhe Ministria e Mbrojtjes e kanë quajtur të rremë njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale dhe më pas të kthyer në lajm nga disa portale

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.