Bota

Frenimi i rasteve të importuara, Kina pezullon hyrjen e të huajve

Kina ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të hyrjes së shtetasve të huaj me viza të vlefshme kineze ose leje qëndrimi.

Sipas autoriteteve, vendimi, që do të hyjë në fuqi të shtunën, është marrë për shkak të përhapjes së shpejtë të COVID-19 në të gjithë botën, njofton CRI.

Në një deklaratë zyrtare thuhet se hyrja nga shtetasit e huaj me Kartat e Udhëtimit të Biznesit të APEC-ut do të pezullohet gjithashtu.

Sidoqoftë, hyrja me viza diplomatike, shërbimi, kortezie ose viza C nuk do të ndikohet.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.