EKONOMI

Frashër Krasniqi: Nuk janë vetëm të papunët në gjendje të keqe

Frashër Krasniqi nga koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Partia Social Demokrate (PSD), gjatë emisionit “Debat” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), tha se u punua pak. E në gjendje të keqe nuk janë vetëm të papunët po edhe ata që punojnë.

“Ata nuk kanë pushim , kanë një ditë pushim dhe gjysmë ore pauzë”, tha Krasniqi.

Ai tha se bizneseve duhet tu krijohet mundësia për kredi të buta në mënyrë që të krijojnë më shumë vende të punës.

“Ne kemi paraparë fondin zhvillimor. Në Kosovë duhet të behet me ligj që kontratat në sektorin privat nuk duhet të jenë nën dy vjeçare në mënyrë që me u krijuar një siguri që së paku për dy vjet nuk e humb punën ”, tha Krasniqi.

“Me i bë intervenimet e nevojshme ligjore dhe praktike në qeveri që mos me lejuar largimin nga puna të atyre që janë angazhua në sindikatë, ose për shkak të pushimeve të lehonisë, e të ngjashme”, shtoi Krasniqi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.