Francë-Tunizi, formacionet zyrtare/ Deshamps ‘kursen’ yjet e sulmit

Franca do të takohet me Tunizinë në xhiron e tretë të Grupit D në Kampionatin Botëror.

Ndeshja që fillon në orën 16:00 dhe do të luhet në stadiumin “Education City Stadium”.
Franca luan në këtë takim me shumë komoditet, pasi tashmë kanë siguruar vendin e parë dhe kalimin në 1/16 e finales.

Për këtë arsye, trajneri Deshamps ka lënë në stol të gjithë lojtarët e repartit sulmues, Mbappe, Griezman, Giroud e Dembele.

Në anën tjetër, Tunizia duhet të shpresojë në mrekulli dhe t’i mposhtë “Gjelat” me rezultat bindës, duke shpresuar në anën tjetër që Danimarka të mposhtë Australinë, por jo më shumë se një gol diferencë.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni formacionet zyrtare.

Go to TOP