Francë – Portugali, finalja e parakohshme. Ja formacionet mundshme…

Portugalia e Cristiano Ronaldos përballet sot me Francën në Budapest, në ndeshjen e fundit të grupit F dhe kërkon të kualifikohet në 1/8 finale. Nga ana tjetër, kombëtarja e Deschamps e ka arritur tashmë raundin e parë të fazës së “nokaut”-it.

“A është eleminimi i Portugalisë një motiv shtesë? Sinqerisht jo. Ambicia jonë është që të marrim rezultatin më të mirë të mundshëm, duke respektuar kundërshtarin”,- tha trajneri francez në konferencë shtypi. “Ne kemi aftësitë për të fituar. Kemi një vullnet të madh për të treguar atë që vërtet ia vlen. Kualifikimi varet vetëm nga ne”, – tha Santos në prag të ndeshjes.
Kujtojmë se ndeshja midis Portugalisë dhe Francës është planifikuar në orën 21:00, do të luhet në “Puskas Arena” të Budapestit. Vlen të pëermendet se kemi të bëjmë me përballje mes dy kampionësh në fuqi: Franca si kampione bote dhe luzitanët si “mbretërit” e Europës.
Ja formacionet e mundshme:
PORTUGALIA (4-5-1): Rui Patricio; Semedo, Dias, Pepe, Guerreiro; B.Silba, Neves, B.Fernandes, Carvalho, R.Sanches; Ronaldo.
FRANCA (4-3-1-2): Lloris; Koundé, Varane, Kimpembe, L.Hernandez; Pogba, Kanté, Tolisso; Griezmann; Mbappé, Giroud.

Go to TOP