SPORT

Francë – Kroaci, formacionet zyrtare të finales së madhe

Kombëtarja e Francës dhe ajo e Kroacisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Franca dhe Kroacia do të ndeshen mes vete në finalen e madhe të Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Kjo finale e madhe do të fillojë nga ora 17:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin Luzhniki të Moskës.

Gjelat për të arritur në finale kanë mposhtur Argjentinën, Uruguain dhe Belgjikën, ndërsa kroatë fituan ndaj Danimarkës, Rusisë dhe Anglisë.

Sikurse Didier Deschamps, ashtu edhe Zlatko Dalic kanë vendosur t’i besojnë formacioneve që i kanë luajtur shumicën e ndeshjeve, duke mos befasuar me rotacione.

FrancaLloris; Pavard, Varane, Umtit, Hernandez; Kante, Pogba, Matuidi; Mbappe, Griezmann, Giroud.   

KroaciaSubasic; Vrsaljko, Lovren, Vida, Strinic; Brozovic, Rakitic; Rebic, Modric, Perisic; Mandzukic.