SPORT

Franca zhgënjen ndaj Hungarisë, nuk arrin më shumë se një barazim

Kombëtarja e Francës nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj Hungarisë në ndeshjen e dytë të Grupit F në kuadër të Euro 2020.

‘Gjelat’ kanë zhgënjyer me paraqitjen e tyre ndaj Hungarisë në ndeshjen e zhvilluar në ‘Puskas Arena’ të Budapestit, duke mos arritur më shumë se një pikë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua u karakterizua me dominim total të francezëve, të cilët krijuar shumë raste, por pa pasur sukses ta gjejnë golin.

Në anën tjetër, Hungaria në rastin e vetëm në këtë pjesë arriti të shënojë me anë të Attila Fiola (45+) për 1-0 dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, Franca përsëri hyri fuqishëm duke sulmuar, pasi kësaj radhe ishte edhe në kërkim të rezultatit.

Ousmane Dembele (59’) goditi shtyllën në një aksion të rrezikshëm, ndërsa Antoine Griezmann (66’) arriti të shënojë dhe të barazoj rezultatin në 1-1 nga afërsia.

Deri në fund të ndeshjes, Franca nuk i ndali sulmet në kërkim të fitores, por edhe përkundër kësaj nuk arriti atë dhe në fund ndeshja u mbyll me barazim 1-1.

Pas këtij barazimi, Franca e sheh veten në pozitën e parë me katër pikë, ndërsa Hungaria mbetet e treta me një pikë.

Në ndeshjen e fundit të grupit, Franca do të luajë ndaj Portugalisë, ndërsa Hungaria kundër Gjermanisë.