Bota

Franca shpërndan propozimin për ndryshime në procesin e anëtarësimit në BE

Thelbi i propozimit, i konfiguruar si rrathë të jashtëm të BE-së. Gjermania kundër propozimit: Integrimi gradual është provuar dhe nuk ka funksionuar në të ashtuquajturin proces i stabilizim asociimit, i krijuar pas luftës në Kosovë, për të afruar vendet e rajonit me BE, duke i arritur standartet gradualisht.

Franca ka shpërndarë propozimin e saj për ndryshimet në procesin e anëtarësimit të mëtejshëm në BE. Përmes një dokumenti jo procedurial, Franca u kërkon vendeve anëtare të ndryshojnë procedurat e parashikuara ligjërisht nga Traktati i Lisbonës, bazuar në vullnetin aktual politik.

Në dokument, megjithëse shprehet mbështetje për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kërkohen procese që duket se janë hendeqe të vendosura nga Franca për të mos u kapërcyer.

Konkretisht propozimi francez sheh si rreth të parë reformën në drejtësi dhe të drejtat e njeriut, më pas, në rrethin tjetër reforma në arsim, kulturë e sport, hapësirë transport e telekomunikacion, në rrethin e tretë punësimi dhe problemet sociale, në të katërtin financat, në të pestin tregu i brendshëm dhe në të shtatin çështjet e politikës së jashtme.

Thelbi i propozimit, i konfiguruar si rrathë të jashtëm të BE-së, kapërcehet vetëm nëse plotësohen kushtet e skajshme. Ai krijon pengesë për hapjen e dosjeve të reja, ndërsa procesi i deritanishëm lejon trajtimin e njëhershëm duke fituar kohë për reformat që mund të kryhen paralel.

Vendet anëtare të BE e kanë kundërshtuar në parim me shumicë ndryshimin e rregullave të lojës, sidomos për vendet e Ballkanit perëndimor.

Ndërkohë Gjermania ka vënë në dukje se integrimi gradual është provuar dhe nuk ka funksionuar në të ashtuquajturin proces i stabilizim asociimit, i krijuar pas luftës në Kosovë, për të afruar vendet e rajonit me BE, duke i arritur standartet gradualisht.

Komisioni Evropian nuk ka pranuar të komentojë dokumentin francez për metodologjinë e zgjerimit. Mina Andreva, zëdhënëse e Komisionit Europian tha se “Eshtë Këshilli i punêve të përgjithshme vendi ku mund tê diskutohet ky dokument. Qêndrimi ynë lidhur me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit  në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është i qartë; Të dyja vendet kanë kryer punën e tyre. Tani i takon BE-së të bëjë këtë”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.