Bota

Franca regjistron mbi 3000 raste të reja me koronavirus

Franca ka regjistruar 3015 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Është dita e dytë me radhë që janë regjistruar mbi 3000 raste të reja me koronavirus në Francë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Francës, raporton agjencia Reuters.

Mirëpo, shifra ishte më e ulët se 3310 raste sa u regjistruan të shtunën.

Rritja e shpejt në Francë ka shtyrë autoritetet në dy qytetet më të mëdha, Paris dhe Marseille, që të zgjerojnë zonat për mbajtjen e obligueshme të maskave në hapësira publike. Po ashtu Qeveria e Francës pritet të propozojë mbajtjen e maskave edhe në hapësira të mbyllura në vende të punës.

Numri i rasteve ka detyruar Britaninë që të fusë masën e karantinës dyjavore për personat që vijnë nga Franca duke filluar nga dje.

Në Francë janë regjistruar 30.410 të vdekur nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. Një person ka vdekur në 24 orët e fundit nga virusi.

Në Britani të Madhe për ditën e gjashtë rresht janë regjistruar mbi 1000 raste të reja me koronavirus. Janë regjistruar 1040 raste të reja në 24 orët e fundit. Po ashtu kanë vdekur pesë persona.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.