Bota

Franca nuk ka qetësi! Sulm me thikë në Nisë, një i vdekur dhe disa të plagosur

Dy njerëz kanë vdekur dhe të paktën një person tjetër është plagosur në një goditje me thikë në Nisë, thonë mediat franceze.

Kryebashkiaku i Nisës Christian Estrosi tha se një person ishte arrestuar.

Ai tha se gjithçka tregonte për një “sulm terrorist në zemër të bazilikës Notre-Dame”.

Ministri i brendshëm u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën në qendër të qytetit Riviera Franceze. Gérald Darmanin tha se po mblidhte një takim në ministrinë në Paris.

Sipas raporteve franceze, një grua dhe një burrë kishin vdekur në sulm dhe i dyshuari u ndalua 10 minuta më vonë para se të dërgohej në spital.

Një minutë heshtje u mbajt në Asamblenë Kombëtare, ku Kryeministri Jean Castex sapo kishte dhënë detaje të masave të bllokimit që hynin në fuqi të Enjten mbrëma.

“Pa diskutim kjo është një sfidë e re shumë serioze që po godet vendin tonë,” tha ai, duke apeluar për unitet dhe kohezion./t.ch