Franca me emra të rijnë, Dechamps publikon listën

Pas dështimit në finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës, Franca do të rikthehet në fushë më 24 mars, për t’u përballur me Holandën në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Europianit Gjermani 2024.

Trajneri i “gjelave”, Didier Deschamps ka publikuar listën me futbollistët që do të grumbullojë për sfidat ndaj Holandës më 24 mars dhe Irlandës së Veriut tri ditë më vonë, teksa tërheqin vëmendjen tre emra të rinj.

I pari është portieri Samba, që ka marrë vendin e Lloris, i cili është tërhequr tashmë nga përfaqësuesja. Bashkë me Samba, janë konfirmuar edhe Maignan, që do të jetë titullari, por edhe Areola.

Një tjetër risi është edhe mbrojtësi i Chelsea-t, Wesley Fofana, i cili thirret për herë të parë nga Deschamps. Emri i tretë që vjen për herë të parë, është ai i mesfushorit Kephren Thuram.

Lot tre futbollistë të Milanit janë pjesë e “gjelave” për këto eliminatore dhe bëhet fjalë për Theo Hernandez, Mike Maignan e Olivier Giroud, ndërsa mundon ftesa ende për Kalulu, që po paraqitet shumë mirë në Serinë A.

Go to TOP