Bota

Franca i “shpall luftë” Britanisë: Do ndërpresim energjinë elektrike

Franca do të hakmerret duke i ndërprerë furnizimin me energji elektrike Xhersit, ishullit më të madh të Channel Island deklaroi ministrja e cështjeve detare të vendit pasi Britania e Madhe i vendosi kushte të reja marrëveshjes së peshkimit për hyrje në ujërat e saj.

“Këto kushte qasjeje janë vendosur në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë shpjegim. Një gjë e tillë, është krejtësisht e papranueshme “, deklaroi Annick Girardin në parlament.

Britania e Madhe njoftoi së fundi se kishte kërkesa të reja lidhur me peshkimin në ujërat përreth ishullit të Xhersit. Ai publikoi një listë prej 41 anijeve të peshkimit të pajisura me Sisteme Monitorimi të Anijeve (VMS) të cilat do të autorizoheshin të hynin në këto ujëra duke nisur nga 1 maji.

“Ne jemi së bashku me peshkatarët kemi të varur nga hyrja në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar. Fqinjët tanë imponojnë kritere që nuk i përkasin marrëveshjes se arritur pas Brexitit. Ligji është ligj, konventat duhet të respektohen. Ne do të sigurohemi që marrëveshja e nënshkruar në fund të vitit 2020 të zbatohet”, shkroi Girardin në Twitter.

Furnizimi me energji elektrike i Channel Islands varet nga rrjeti i nënujshëm kabllor nga Franca.

Ministrja shprehu keqardhjen që u desh të mbërrihej deri në këtë pikë, por atë që kemi në dorë jemi të gatshëm ta përdorim tha ajo.

Franca ka ruajtur lidhje të mira me Jersyen për më shumë se 150 vjet.

Sipas ligjvënësit francez Bertrand Sorre, peshkatarët vendas kishin deri tani mundësinë që të peshkonin për mesatarisht 40 ditë në ujrat e këtij ishulli, por me rregullat e reja britanike, ato reduktohen në vetëm 11 ditë.