Franca feston Ditën e Bastijes, mysafir i veçantë kryeministri indian

Franca po e kremton festën e saj më të madhe, e njohur si Dita e Bastijes.

Sikur edhe vitet tjera, spektakli nuk ka munguar, ndërsa e veçanta e kësaj dite është prania e forcave indiane gjatë festimeve.

250 pjesëtarë të shtetit aziatik janë ftuar të marshojnë qendrës së Parisit, bashkë me forcat vendore.

Po ashtu, kryemysafir i kësaj ngjarjeje është kryeministri i Indisë, Narendra Mosi, që u pa në podium ngjitas presidentit francez Emmanuel Macron.

Zgjedhja e Indisë për këtë përvjetor u bë me qëllimin që të forcohet bashkëpunimi përsa i përket luftimit të ndryshimeve krimatike, regjionit strategjik të Indo- Pacifikut e po ashtu edhe interesave për këmbime e shitblerje ushtarake.

Në këtë festë kremtohet shkatërrimi i Burgut të Bastijes që ndodhi më 14 korrik të vitit 1789, ngjarje kjo që shënon fillimin e Revolucionit Francez, moto e të cilit ishte shprehja “Liri, barazi, vëllazëri”.

Go to TOP