Bota

Franca do të testojë çdokënd që hyn në këtë vend, kthen edhe karantinën

Kryeministri i Francës, Jean Castex, ka njoftuar se udhëtarët nga 16 shtete do të testohen posa të arrijnë në shtetin francez. Në mesin e këtyre shteteve janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi të shtunën AP-ja.

Sipas kryeministrit francez, testet do të bëhen në aeroporte dhe porte. Udhëtarët mund të prezantojnë testet negative që janë bërë 72 orë para mbërritjes në Francë.

Ata që testohen pozitiv me koronavirus, duhet të izolohen për 14 ditë. Ky plan i qeverisë franceze do të nisë më 1 gusht. Franca ka raportuar për rritje të madhe të rasteve me koronavirus. Vetëm të enjten më shumë se 1 mijë raste të reja janë konfirmuar në shtetin francez.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483