Kuriozitet

Fotot brenda/ Arratisje spektakolare nga burgu i vrasësve e trafikantëve që gërmuan tunelin

Autoritetet kishin nisur dje operacione të gjera kërkimi për gjashtë të burgosur, dy vrasës dhe katër trafikantë, të cilët kishin gërrmuar prej një viti një tunel për të dalë nga një koloni penale në rajonin rus Shamkhal, Dagestan.

Autoritetet tregonin pamje të tunelit masiv të gërrmuar prej të burgosurve të rrezikshëm, të cilët ishin arratisur pa lënë asnjë zhurmë.

Mungesa e të burgosurve u dallua vetëm të mërkurën çka bëri të jepej alarmi në rajonin pranë detit Kaspik, në jug të vendit.

Foto të të kërkuarve ishin publikuar nga ministria e brendshme ruse.

Aty tregoheshin dy vrasësit Nazhmudin Akhmednabiev, 22 vjeç, dhe Rashid Aminov, të dënuar me 15 e 14 vjet burg.

Ndërsa trafikantët e drogave Magomed Abdulkadirov, 21 vjeç, Shamil Boimatov, 29, Magdi Miriev, 21, e Makhmadrasul Mashrabov, 30, ishin të arratisurit e tjerë.

Ata të gjithë ishin dënuar me nga tetë deri në 12 burg.

Nuk ishte e qartë nëse ata kishin marrë ndihmë nga jashtë për arratisjen.

Edhe gjatësia e tunelit uk është publikuar por raportohet se kalonte përtej perimetrit të sigurisë me 25 metra. Të burgosurit kishin përdorur kova për të larguar dheun dhe kishin rrymë elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.