KULTURË

Fotografi Arian Mavriqi hap ekspozitën “Albanian Wildlife” në Londër

Fotografi dhe anëtari i grupit të madh “Albanian Wildlife Photography”, Arian Mavriqi ndodhet në Londër me ftesën e U.D Ambasadores Heroina Telaku, për të prezantuar llojet e kafshëve të egra dhe habitatin e tyre natyror në Kosovë.

Mavriqi ka hapur ekspozitën me fotografi personale dhe të grupit në Ambasadën e Kosovës në Londër.

“Ishte kënaqësi e pa përshkrueshme të shoh kaq dashamirë të fotografisë të cilët na nderuan me pjesëmarrjen e tyne në ekspozitën e “Wildlife Albanian Photographers” në Londër. Faleminderit nga zemra U.D të Ambasadores Heroina Telaku për ftesën dhe respektin që na bëri, faleminderit nga zemra të gjithë pjesëmarrësve që na nderuan me prezencën e tyne” –shkruan Mavriqi në faqen personale në Facebook.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.