Kronika e zezë

Foto/ Vetura e përplasë 60 vjeçaren në mes të qytetit

TIRANË – Një aksident ka ndodhur mëngjesin e  sotëm në rrugën “Xhanfize Keko”, ku një makinë me drejtues H.Ç., ka aksidentuar këmbësoren V.R., 60 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.07.2020, rreth orës 09:07, tek sheshi “Shtraus”, në rrugën “Xhanfize Keko”, mjeti me drejtuese shtetasen H.Ç., ka aksidentuar kembesoren shtetasen V.R., 60 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483