Kosova

Foto/ Vdes stomatologu nga Peja, deputeti i AAK-së: Stomatologjia kosovare sot humbi një prej profesionistëve

Ali Berisha, deputet nga radhët e AAK-së, është shprehur i pikëlluar pas lajmit për vdekjen e stomatologut Dardan Nikqi – shkruan Kosova.info

Stomatologu Nikqi ka vdekur në moshën 62 vjeçare, pas një komplikimi shëndetësor.

Ky është reagimi i plotë i Berishës:

I prekur thellë nga lajmi për vdekjen e hershme të mjekut të njohur kosovar, stomatologut tonë nga Peja Dr. Dardan Nikqi.

Të dashur qytetarë, stomatologjia kosovare sot humbi një prej profesionistëve të çmuar të saj.

Pacientët humbën dorën e artë të Dr. Dardan Nikqit ndërsa kolegët humbën një prej bashkëpunëtorëve më të çmuar.

Në këtë mes, familja, normalisht mori goditjen më të rëndë mirëpo krenaria dhe veprat që i ndjeri la prapa, duhet të kthehen në forcë për ta dhe për të gjithë ne.

Me këtë rast, në emrin tim dhe të Aleancës, shprehë ngushëllimet më të sinqerta për familjen Nikqi, miqtë, kolegët, pacientët dhe të gjithë ata që e njohën Dr. Dardanin.

P.S. (Për sqarim opinioni dhe rëndësinë e së vërtetës, Dr.Dardan Nikqi, nuk ishte i prekur me Covid 19!)

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483