Show Biz

FOTO/ ‘Të shpikje planete nuk do merrje kaq famë’ Arbana i përgjigjet ndjekëses vetëm me dy fjalë

Arbana Osmani botoi këtë muaj librin e saj të ri për gatime, me titull “Receta për 5 minuta”, një libër i cili pati shumë sukses e rradhë të gjata në panair.

Me mbarimin e panairit, Arbana postoi në Instagram një status ku i falenderon të gjithë dhe shkruan se do nisë një tur për librin në disa qytete të Shqipërisë, Kosovës dhe vende të botës ku ka më shumë shqiptarë.

Mirëpo mes komenteve të shumta, Arbana ka dalluar komentin e një ndjekëse dhe ka vendosur t’i kthejë përgjigje.

Ndjekësja i komenton: “Fiksimi eshte gje e madhe! Dhe te shpikje planetet nga e para, nuk besoj se do merrje kaq fame krahasuar me nje liber dokudo, gatime plot! Je e lindur per afeksion ndaj njerezve! Per kete bravo, asgje tjeter!”.

“Mos u mërzit”, ia kthen Arbana shkurt.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published.