Show Biz

FOTO/ Tatuazhi i ri i Fifit duket i frikshëm

Fifi ka zbuluar tatuazhin më të ri që ka bërë në trup.

Këngëtarja e njohur ka publikuar pamjet e fundit të tatuazhit shumë të veçantë por që mban një kuptim të frikshëm.

Tatuazhi tregon një bombë dhe një vogëlush të ulur në një shilarëse të varur në mjetin shpërthyes.

Image

Fifi ka treguar se ky tatuazh lidhet me atë që ka kaluar në jetë.

Ajo e ka përshkruar me fjalët “Unë jam çfarë kam kaluar”, duke treguar rrugëtimin e saj deri në këtë pikë ku është tani.

Image

Në këtë mënyrë, Fifi ka treguar se për të arritur aty ku është sot ka kaluar nëpër sfida të vërteta.

Aktualisht këngëtarja po shijon suksese pafund si një teksshkruese dhe autore e hiteve të ndryshme. Ajo është duke finalizuar duetin me Remzie Osmanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.