Bota

Foto/ Rreth 140 mijë zogj fluturojnë mbi qiellin e Britanisë

Për herë të parë rreth 140,000 zogj janë parë në rezervën e RSPB në Snettisham, Britani. Rekordi i mëparshëm i sitit ishte 120,000 në dimrin e 1990-91, tha organizata.

Për t’i parë ata është “vetëm një përvojë e jashtëzakonshme”, tha fotografi Les Bunyan, i cili vullnetarisht shkoi në rezervatin në grykëderdhjen The Wash.

“Nuk është vetëm ajo që po shikoni, por është edhe tingulli që duhet të vlerësoni. Kur merrni dhjetëra mijëra zogj që fluturojnë rreth jush – ata bëjnë shumë zhurmë.”

Zogjtë, të cilët kanë gjatësi rreth 25cm , ndërmarrin një nga migrimet më të gjata të çdo kafshe nga vendet e tyre të Arktikut në brigjet dhe grykëderdhjet e Evropës, Afrikës dhe Australisë ku ata kalojnë dimrin.