SPORT

Foto/ Ronaldo e çmon një trofe, më shumë se sa të tjerët, cili është ai?

Trofeu i Evropës me Portugalinë, mbetet trofeu më i rëndësishëm në karrierë për Cristiano Ronaldon.

Cristiano Ronaldo ka fituar shumë trofe ndër vite me Manchester Unitedin, Real Madridin dhe tani Juventusin, por një tjetër për të është më i rëndësishmi në karrierë.

Bëhet fjalë për fitoren e një kombi të tërë. Cristiano Ronaldo katër vite më parë fitoi Kampionatin Evropian me Portugalinë, i pari dhe i vetmi në historinë e kombit luzitan.

CR7, i cili u dëmtua në atë ndeshje dhe më pas bëri rolin e ndihmës trajnerit nga stoli duke mos u ulur për 120 minuta, mbrëmë postoi në Twitter disa foto nga ai triumf historik, derisa ka shkruar:

“Katër vite më parë kemi jetuar një ditë historike dhe unike për të gjithë ne! Për mua ka qenë padyshim trofeu më i rëndësishëm i karrierës sime!”. /Gazeta Express/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483