Kosova

FOTO/ Qeveria e Serbisë shpërndan ndihma për festën e Bajramit në familjet shqiptare në Kllokot

Drejtori i të shtuquajturës Zyrës për Kosovën , Marko Gjuriq, njoftoi se paketat me ushqim, produkte higjienike dhe miell u janë dhënë dhe u shpërndanë në 25 familje shqiptare të rrezikuara në fshatrat Klokot dhe Mogila me rastin e festës së Fiter Bajramit.

Në raportin ditor për situatën në Kosovë, Gjuriq deklaroi se në komunën e Vitinës, mjete higjienike janë siguruar për ambulancat në Klokot dhe Vrbovec, ndërsa ilaçet janë siguruar dhe shpërndarë në komunat e Istok dhe Novo Brdo.

Keto ndihma janë shpërndarë nga puntorët shqiptarë të komunës së Kllokotit, ku disa pako me ndihma nga qeveria e Serbisë erdhën për familjet shqiptare ne këtë komunë, për ti ndihmuar ata me rastin e festës së Bajramit, ka shkruar Marko Gjuriq.

Në komunën e Kllokotit sëbashku me Listën Serbe janë ne kooalicion edhe PDK dhe Nisma Socialdemokrate ku nënkryetare është Selvije Rexhepi.

https://www.kosovo-online.com/koronavirus/djuric-za-25-albanskih-socijalno-ugrozenih-porodica-povodom-bajrama-donirani-hrana-i

Leave a Reply

Your email address will not be published.