Kosova

Foto/ Pas deklaratës së Ministrit Kuçi, ish deputeti i AAK-së ironizon me të

Naim Maloku, ish-deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka ironizuar me Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, i cili dha një deklaratë “epike” për sa i përket tenderit 5 milionësh, për shkak të të cilit Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur hetimet, shkruan Kosova.info

Maloku reagimin e ka bërë nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetin social Facebook, ku ka shkruar:

“Ministri Blerim Kuqi: Nuk kam asnjë funksion në kompaninë time, jam vetëm pronar!” E fortë!”.

Nuk dihet se si do të përfundojnë hetimet, por deklarata e Kuçit dhënë në një emision televiziv, ka shkaktuar një debat të zjarrtë në rrjetet sociale./Kosova.info/