Kuriozitet

Video+Foto/ Një grua iu avit më shumë se sa ç’duhet një bizoni, por fluturoi pesë metra në ajër

Një grua 72-vjeçare është sulmuar nga një bizon në SHBA, e për pasojë ka përfunduar pesë metra në ajër.


Në pamjet e bëra virale, që janë fiksuar nga disa vëzhgues të Parkut Kombëtar Yellowstone në Kaliforni, shihet e moshuara duke u afruar shumë pranë kafshës gjigante. Ndërkohë ky i fundit nuk e priti mirë këtë afrimitet dhe e sulmoi fuqishëm gruan.
Si pasojë e sulmit, e moshuara përfundoi pa ndjenja, por fatmirësisht bizoni nuk i dëmtoi asnjë organ dhe ajo pritet që të rikuperohet brenda një kohe të shkurtër.
“Zonja u afrua shumë. Ajo e provokoi bizonin, pasi dëshiroi të bënte një foto me të dhe u afrua shumë pranë. Por kafsha në këtë moment ndihet e kërcënuar dhe reagon”, u shpreh Jake Larsen një punonjës i parkut.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483