Bota

FOTO/ Mjekët dhe koronvirus, kur futbolli rikthehet

Ditë dhe natë për të luftuar kundër një armiku të padukshëm. Ditë dhe natë për të gjetur një dritë në fund të tunelit. Fati i kaq shumë mjekëve dhe infermierëve muajt e fundit është pikërisht ky . Sepse në sallë apo në korridore, ata janë aty për t’iu dhënë forcë personave të infektuar virusi famkeq, Covid-19.

Një krizë shëndetësore që ka gjunjëzuar Italinë, por edhe më gjerë.Të mendosh për diçka tjetër, veçanërisht për ata që janë të përfshirë direkt në këtë situatë, sigurisht që nuk është e lehtë.

Por për të mos u ndier vetëm, disa prej mjekëve në Itali kanë vendosur që të mbajnë në shpinën e tyre emrat dhe numrat e lojtarëve të tyre të preferuar.

Të shkruara me një stirolaps të thjeshtë mbi veshjet e tyre fotot e mjekëve kanë emocionuar shumë njerëz në shtetin fqinj.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.