Kombëtare

Foto/ Merr flakë vetura në mes të qytetit

Një veturë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në qytetin e Tiranës.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike. Automjeti është djegur pjesërisht dhe shoferja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarja duke bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.07.2020, rreth orës 12:25, në rrugën “Pirro Gode”, dyshohet si pasojë e një shkendije elektrike, ka marr flakë në ecje dhe është djegur pjesërisht mjeti me drejtuese shtetasen B.GJ., ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.