Bota

Foto/ Merkel në shoqëri të grave me shami, tregon sa muslimanë jetojnë në Gjermani

Në Gjermani, pas fesë krishtire dominon feja islame, me rreth 4 milionë muslimanë të kombësive të ndryshme, kryesisht nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Algjeria, Bosnja-Hercegovina, Jordania, Iraku, Libani, Maroku, Pakistani, Republikat Turke, Tunizia, Turqia dhe Afganistani.
Merkel në shoqëri të grave me shami

Gjermania është një nga vendnet më të fuqishme me më shumë se 4 milion muslimanë të kombësive të ndryshme, Kancelarja Merkel përgëzon komunitetet myslimane që jetojnë në vendin e tyre personalisht në çdo rast fetar respektojnë besimin dhe ritualet e tyre fetare dhe ndjenjat e tyre.

Vlerësohet se shifra e myslimanëve gjerman është rreth 250.000. Diversiteti i grupeve dhe i organizatave islame që pretendojnë të jenë përfaqësuesit zyrtarë të Islamit në Gjermani e kanë përforcuar këtë pamje.

Në anën tjetër, ata kanë themeluar një infrastrukturë funksionale të madhe dhe të pranueshme islame. Ashtu si edhe në vendet e tjera evropiane, edhe për Gjermaninë vlen ajo që prania e Islamit si një dukuri e qartë ka ardhur kryesisht nëpërmjet emigracionit të myslimanëve nga Turqia, Afrika Veriore dhe Ballkani.

Vitet e fundit praktika e Islamit për “shoqërinë e shumicës” ka qenë pak a shumë e “padukshme”; myslimanët sot gjithnjë e më shumë po kërkojnë të drejtën e tyre për të praktikuar fenë e tyre hapur dhe i artikulojnë interesat e tyre nëpërmjet ndërtimit të xhamive, të qendrave islame, duke festuar festat e tyre fetare etj. Duke qenë se një numër i madh myslimanësh vendosin të qëndrojnë në Gjermani përgjithmonë, çështja e bashkekzistencës së kristianëve dhe myslimanëve fiton një rëndësi edhe më të madhe.

Në lidhje me këtë çështje, zhvillimet socio-ekonomike dhe politike në Gjermani në këto vitet e fundit nuk duhen anashkaluar, pasi këto janë shkak i politikës së imigrimit, politikës së jashtme, politikës së punës dhe politikës sociale – dhe kështu interaksionet midis shoqërisë pritëse dhe shoqërisë imigruese. Në këtë aspekt, bashkimi i Gjermanisë në 1990 shënoi fillimin e një kapitulli të ri në historinë e imigrimit në Gjermani./gazetametro.net