Kosova

Foto/ Mediat në Beograt “të brengosura” pse Thaçi nuk u pyet për ‘Shtëpinë e Verdhë’

Intervistimi i Presidentit Thaçi në Hagë, ka zgjuar kureshtjen e shumë mediave të njohura rajonale e edhe përtej. Të interesuara kanë qenë veçmas mediat nga Beogradi, të cilat e kanë ndjekur gjithë procesin, hap pas hapi – raporton Kosova.info

Këto të fundit kanë shprehur “brengën” pse Presidenti Thaçi në Hagë nuk është pyetur rreth «Shtëpisë së Verdhë».

«Përfundon marrja në pyetje e Thaçit në Hagë, dhe asnjë fjalë për ‘Shtëpinë e Verdhë’» – thotë një raport në Blic.rs

Artikulli i referohet aktakuzës së Prokurorisë Speciale në Hagë, e cila pretendon se Thaçi, bashkë me të dyshuar të tjerë, janë përgjegjës për 100 vrasje./Kosova.info/