Bota

FOTO/ Ky është terroristi i vrarë sot në Londër, sapo kishte dalë nga burgu

Terroristi i vrarë sot nga policia në Londër pasi goditi me thikë dy persona,  ishte liruar nga burgu vetëm disa ditë më pare.

Ai kishte vujatur vetëm gjysmën e dënimit për plot 13 vepra terroriste, raporton Daily Mail, citon Syri.net.

I fiksuar pas thikave, 19 vjeçari Sudesh Amani nga Harrow, fantazonte për kryerjen e një sulmi terror me një teh ose me acid ndërsa shpërndante në Whatsapp propaganda pro Al Qaedas.

Ai u burgos për tre vjet dhe katër muaj në dhjetor 2018 pasi ai u deklarua fajtor për posedimin dhe shpërndarjen e dokumenteve terroriste.

Sot, ndërsa ishte nën një mbikëqyrje aktive të policisë dhe ‘kushte shumë të rrepta sigurie’, ai sulmoi një burrë e një grua me thikë para se të ekzekutohej nga policia.

Pas ngjarjes, kryeministri Boris Johnson tha se qeveria do të bëjë disa ‘ndryshime thelbësore në sistemin e trajtimit e persoanve të dënuar për vepra terroriste. 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.