Kosova

Foto/ Kushtetuesja nuk guxon të goditet për qëllime politike ditore – thotë analisti i njohur kosovar

Vigan Qorrolli, njohës i Kushtetutës, thotë se Gjykata Kushtetuese nuk bën të goditet për qëllime të politikës ditore dhe se integriteti i kësaj gjykate, nuk guxon të vihet në pikëpyetje.

Qorrolli në një shkrim në Facebook e ka kritikuar klasën politike të cilët kanë vënë dorë në Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese është institucioni suprem i Republikës. Ajo nuk bën të goditet ultë dhe për qëllime të politikës ditore. Meqë brenda saj ka persona të lidhur fortë me politikanë të caktuar — integriteti i kësaj gjykate nuk guxon të vihet në pikëpyetje.

KOHA, ditë më parë raportoi se Gjykata Kushtetuese do t’ia rrëzojë dekretin për mandatarin presidentit Hashim Thaçi, por do t’i hapë rrugë planit të tij për ta bërë një qeveri të re, pjesë e së cilës nuk do të jetë Lëvizja Vetëvendosje, subjekt politik që i ka fituar zgjedhjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.