SPORT

FOTO/ KFOR-i britanik nderon presidentin Ademi

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se Presidenti Agim Ademi, është nderuar nga forcat paqeruajtëse të KFOR-it, shkruan Kosova.info

“Forcat paqeruajtëse të KFOR-it të Britanisë së Madhe e kanë nderuar presidentin Agim Ademi me mirënjohje të veçantë, duke e vlerësuar punën e tij në FFK si dhe bashkëpunimin e mirëfilltë me forcat britanike në projekte të përbashkëta për të mirën e shoqërisë kosovare, e ku KFOR-i britanik është treguar i gatshëm që me njësitet e tij ta ndihmojë FFK-në në projektet për komunitetin e futbollit” – thuhet në njoftimin zyrtar të FFK-së.