SPORT

FOTO/ I Izoluar në vilën luksoze, shikoni si po e kalon karantinën Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo duket se nuk po ia kalon keq në karantinë.

Portugezi po shijon momente fantastike me familjen e tij, ndërsa prestigjiozja Daily Mail ka publikuar disa fotografi.

Fillimisht ai mori leje nga skuadra e Juventusit, që të rikthehet në vendlindjen e tij në Madeira të Portugalisë për t’i qëndruar afër mamasë së tij, si dhe për shkak të ndërprerjes së futbollit nga koronavirusi.

Sipas ‘La Stampa’, Ronaldo po qëndron vullnetarisht në vetë-izolim në një vilë super luksoze me të dashurën e tij Georgina Rodriguez dhe katër fëmijët e tij.

Vila bardhë e gri, super luksoze me pamje nga Oqeani Atlantik, e cila është e pajisur me çdo rehati dhe komoditet të mundshëm që mund t’i ofrohet një personi duke përfshirë – dy pishina olimpike. Njëra prej të cilave është në çati dhe e modifikuar nga një strukturë e mrekullueshme arkitekturore dy palestra dhe madje edhe një fushë futbolli me përmasa relativisht të mëdha, janë disa nga arsyet se Ronaldo nuk e ka aspak problem izolimin.