Kombëtare

Foto/ Hapet në Turqi parku në kujtim të Zejnel Shqiptarit nga Shkupi

Ambasadori i Kosovës në Ankara, Ilir Dugolli, bëri hapjen e parkut në kujtim të Zejnel Taçyıldız, një emigrant nga Shkupi, i cili gjithashtu konsiderohet nga heronjtë e Luftës Kombëtare të Turqisë, në rrethin Turgutlu të Manisa, raporton AA.

Në hapjen e parkut gjithashtu morën pjesë edhe kryetari i komunës Turgutlu Çetin Akın dhe qytetarët.

Dugolli shprehu kënaqësinë për pjesëmarrje në këtë aktivitet në Turgutlu.

Ambasadori kosovar gjithashtu e vizitoi kryetarin e komunës Turgutlu, Akın, duke i dhuruar atij një fotografi që ka bërë në Kosovë.

Dugolli gjithashtu u takua edhe me emigrantët kosovarë dhe vizitoi muzeun e qytetit.

Zejnel Taçyıldız, ndryshe në vend i njohur edhe si Zejnel Shqiptari është lindur në vitin 1894 në Shkup. Ai për shkak të persekutimit në Ballkan së bashku me familjen është detyruar të emigrojë në Turgutlu.

Ai gjithashtu ka marrë pjesë në Luftën Kombëtare të Turqisë, i cili është bërë hero pasi ka shpëtuar një lagje të cilën grekët janë përpjekur ta djegin.

Zejnel Shqiptari ka ndërruar jetën në vitin 1972.