Kosova

Foto/ Halil Matoshi fotografohet me “Presidentin e ardhshëm të Kosovës”

Halil Matoshi, aktualisht zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nga radhët e AAK-së (Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës), ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook, nëpërmjet së cilës e ka paralajmëruar presidentin e ardhshëm të Kosovës, shkruan Kosova.info

“Dallimi mes liderit që âsht i lindun me bâ historinë e shtetit dhe atij që thjesht qeverisë âsht gama e guximit politik baraspeshu me interesin kombëtar… (Me Presidentin në ardhje, Ramush Haradinaj dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, 2019)” – është mbishkrimi i cili e shoqëron fotografinë.

Ua kujtojmë që AAK ka një kohë të gjatë që po kërkon që pozita e presidentit, t’i takojë asaj, diçka që ka ngjallur debat edhe brenda partnerëve aktual qeverisës./Kosova.info/